Site icon Telegrafi

Haradinaj: Do ta formojmë Byronë Nacionale të Hetimeve

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj ka thënë në Viti se si asnjëherë më parë do të fuqizohet rendi dhe ligji në Kosovë.

“Një prej reformave institucionale do të jetë Themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve-BNH.

BNH do të jetë përgjegjëse për luftimin e krimit të organizuar dhe transnacional, korrupsionit politik, ekonomik dhe administrativ.

Do të hartojmë dhe miratojmë infrastrukturën e duhur normative për të realizuar reformat në këto fusha. Byroja Nacionale e Hetimeve do të jetë një prej reformave në kuadër të Pakos së Masave Ndër-Institucionale për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version