Site icon Telegrafi

Haradinaj: Periudhës emergjente energjetike po i vjen fundi

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i lumtur pas arritjes së marrëveshjes për shpronësim me banorët e lagjes Mirena në  Shipitullë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, tha se të gjitha objektet në zonë do të rrëzohen para Vitit të Ri.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Jam i lumtur që është zhbllokuar vendi nga kriza energjetike. Sot, është përmbyllur procesi i shpronësimit në Hade dhe Shipitullë dhe fillon puna e prodhimit të shtuar në termocentralet e Kosovës. Prodhimi i brendshëm energjetik për qytetarët tonë, duke mos importuar më rrymë, është arritje e madhe. Periudhës emergjente dhe humbjeve po u vjen fundi! RH” (sic.), ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version