Site icon Telegrafi

Haradinaj për nisjen e punimeve të qendrës sportive : FC Prishtinës dhe Kosovës i ka munguar një infrastrukturë moderne

Klubi i Prishtinës i ka filluar punimet në kompleksin sportiv që do të nderohet në Bërnicë.

Të martën në prezencën e kryeministrit Ramush Haradinaj, kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi, së bashku me mysafirët e nderuar, ka prerë shiritin e nisjes së punimeve të kompleksit sportiv të FC Prishtina me lokacion në Bërnicë.

Në prezencën e shumë mysafirëve dhe të Ambasadorëve të nderuar të disa shteteve mike, u njoftua për projektin më të madh të infrastrukturës sportive jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

“Prishtinës dhe Kosovës i ka munguar një infrastrukturë moderne sportive, nisja e jetësimit të të cilës është lajm i mirë për futbolldashësit e kryeqytetit. Në përurim të fillimit të punimeve në qendrën sportive të klubit FC Prishtina në Bërnicë, theksova se gjatë qeverisjës, kemi treguar kujdes të veçantë ne mbështetje të sportit dhe talentëve tanë”.

“Renovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” dhe vendimi për fillimin e ndërtimit të stadiumit kombëtar “Dardania Arena”, si dhe ligji për sponsorizim të sportit dhe kulturës dëshmojnë përkushtimin tonë që sportistët e rinj të zhvillojnë talentin e tyre në kushte solide”, ka shkruar Ramush Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Exit mobile version