Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë në Klinë se Kosova do të ecë vetëm përpara dhe se pasuritë e kësaj toke do t’i kthejnë në zhvillim ekonomik dhe punësim.
“Nuk ka më veç me u ankuar, Kosova do të ecë përpara!
Klina është njëra prej shumë komunave që meriton përkrahjen e vërtetë të shtetit.
Ndjehem keq që asnjë qeveri, deri më sot, nuk e ka bërë të duhurën për këtë vend që, njëkohësisht, lidh dy prej regjioneve më të rëndësishme të Kosovës, Dukagjinin dhe Drenicën.
Nuk mund të rrijmë duarkryq e të mbesim vetëm duke u ankuar. Do të marrim vendime të mëdha për vendin dhe qytetarët tanë.
Kosova do të ecë vetëm përpara!
Pasuritë e kësaj toke do t’i kthejmë në zhvillim ekonomik dhe punësim.
Me 11 qershor, vendosni për tu bashkuar për shtetin, zhvillimin, punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/