I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte ka takuar banorët e komunës së Sharrit.
“Kjo trevë është një zonë me resurse të mëdha, njerëzore dhe të natyrës, së cilës i ka munguar një vëmendje dhe përkushtim i shtetit, që të marrë hapat e zhvillimit të madh e të shpejtë”, ka thënë ai. Mbështetja në sektorin e blegtorisë, por edhe investimet në fushën e turizmit, do t’i bëjnë malet e Sharrit e të Opojës, një oazë të vërtetë zhvillimi në këndin jugor të Kosovës”.