Site icon Telegrafi

Haradinaj në Kaçanik flet për ekstremizmin

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se historia Kaçaniku duhet të jetë shembull për gjeneratat e reja se si duhet dhe si punohet për Atdheun.

“Do t’ia kthejmë të ardhmen të rinjve duke iu garantuar zhvillim ekonomik, investime që hapin vende të reja të punës, duke i mbajtur të rinjtë brenda vendit dhe duke mos i lënë që të bredhin rrugëve të tjera”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë në Facebook:

Historia e hershme e Kaçanikut të jetë shembull për gjeneratat e reja se si duhet dhe punohet për Atdheun!
Po vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët drejt fitores së madhe të 11 qershorit, këtë herë, në qytetin historik e të trimave të lirisë së Kosovës.
Historia e hershme e Kaçanikut duhet të jetë shembull për gjeneratat e reja se si duhet dhe si punohet për Atdheun.
Do t’ia kthejmë perspektivën të rinjve tanë duke punuar fort në ndërtimin e një sistemi të arsimit dhe edukimit të zhvilluar e të përparuar.
Do t’ia kthejmë të ardhmen të rinjve duke iu garantuar zhvillim ekonomik, investime që hapin vende të reja të punës, duke i mbajtur të rinjtë brenda vendit dhe duke mos i lënë që të bredhin rrugëve të tjera.
Duhet ta ruajmë dhe kultivojmë tolerancën fetare dhe të mos lejojmë ndikime të ekstremizmave të dhunshëm mbi të rinjtë tanë, që mund të ketë pasoja të mëdha për vendin.
E ardhmja jonë është e ardhme e bazuar në arsim, shkencë, në përparim dhe zhvillim të vendit.
#KohapërFillimineRi
RH

Exit mobile version