Site icon Telegrafi

Haradinaj në Ferizaj: Do t’i konsolidojmë institucionet dhe do të jemi afër qytetarit

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj para qytetarëve të Ferizajt, tha se detyra e këtij koalicioni është që t’i konsolidojnë institucionet e shtetit dhe të kthejë besimin në këto institucione.

Ndërsa tha se edhe pse janë vonuar në hapjen e vendeve të punës, nuk është kurrë vonë për ta bërë këtë.

“Detyra jonë për me mund me ec si Kosovë si shtet, është me i konsolidu institucionet, besimin në institucione. Por si ndodh besimi në institucione? Ndodh nëse bëjmë shtet ligjor, rend dhe ligj. Edhe ne jemi të detyruar me pru punën në Kosovë, të gjithë me u ndi në shtetin e vet. Gjithë ne shumica shqiptare, por dhe të gjitha komunitetet. Çka e bënë jetën, nëse nuk kemi korrupsion. Nëse s’kemi rend dhe ligj. Jetën e bënë puna. Populli që s’punon shkon dëm. Populli që s’kanë punë shkojnë dëm. Ne jemi vonuar me hapë vende të punës, por kurrë nuk është vonë. Duhet të afrohemi tek sipërmarrës ynë menjëherë. Duhet t’i aktivizojmë resurset tona”, tha Haradinaj.

Haradinaj u tha qytetarëve të Ferizajt që më 11 qershor ta votojnë atë, pasi që Kosova duhet të nis një fillim të ri dhe të mos mbetet mbrapa në regjion e as në botë, por të jetë një vend i zhvilluar dhe i qëndrueshëm.

“Një dallim ka me qenë i madh sikurse sot që jemi këtu bashkë. Nuk ka me u punu më ndaras. A i keni parë marrëveshjet, që po i nënshkruajmë me palët e caktuara, qoftë me sindikatat, qoftë me të gjithë. Nuk kemi me punu më Qeveria diku, e qytetari diku. Do të jemi afër qytetarit tonë gjithnjë. Nëse marrim vendime të guximshme bëjmë punë të mëdha. Një vendim i yni është me 11 qershor. Iu lus e po iu lypi votën në Ferizaj po iu lypi votën për vete”, tha ai.

Ndërkaq Xhavit Zariqi kandidati për deputet të Kosovës nga Ferizzaj qysh tani i uro i Haradinajt postin e kryeministrit.

Ndërsa tha se do të punojnë për të përmirësuar gjendjen në arsim e shëndetësi. E kur foli për ushtrinë e Kosovës, tha se kush më mirë mund ta bënte atë se vet gjenerali Ramush Haradinaj.

“Një shtet që nuk ka ushtri s’ka sigurinë e vet, për të mbrojtur integritetin dhe kufijtë e vet. Prandaj besoj që Kosova meriton ta ketë ushtrinë e vet. Kosova ka ditur ta ketë ushtrinë e vet dhe në rrethana shumë më të vështira të okupimit , e lërë më tani në liri. E kush më mirë do ta bëjë ushtrinë pos një gjeneral që i din vlerat e ushtrisë. I din vlerat e sigurisë dhe respekton integritetin dhe sovranitetit të vendin e vet. Dhe ky është gjenerali i luftës z. Ramush Haradinaj”, tha ai.

Gjatë ditës Haradinaj ka mbajtur tubime parazgjedhore edhe në Han të Elezit dhe Kaçanik.

Exit mobile version