Site icon Telegrafi

Haradinaj në Bllacë të Therandës: Do ta ndihmojmë bujkun dhe prodhuesin e Kosovës

I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte takoj banorët e fshatit Bllacë të Suharekës me të cilët bisedojë për problemet, angazhimet dhe punën e tyre.

Haradinaj tha se: “Zotohem se kemi me ndihmuar bujkun dhe prodhuesin e Kosovës, që vendi të ketë prodhimin dhe konsumin e vet e të mos varet nga importi dhe të tjerët, për prodhimet tona”.

“Duhet t’i shfrytëzojmë resurset tona për nevojat e Kosovës, duhet që ta ndihmojmë njeriun tonë, punëtorin, bujkun e prodhuesin, që të jenë zot të vendit ”, tha Haradinaj.

I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, u zotua se gjatë mandatit të tij, do të punojë afër me bujkun dhe prodhuesin e Kosovës për të gjetur zgjidhje për të gjitha problemet që rëndojnë mbi ta./Telegrafi/

Exit mobile version