Site icon Telegrafi

Haradinaj merr mbështetje nga 40 të rinj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK -Nisma, Ramush Haradinaj ka marrë mbështetje nga 40 të rinj të diplomuar dhe doktor shkence .

Ky grup i të diplomuarve i ka dhënë përkrahje për qeverisjen e ardhshme.

Përkrahjen e tyre Haradinaj e ka quajtur si vlerë të rëndësishme për të.

“Sot është një rast i veçantë . Sot kemi disa të rinj. Shumica e tyre janë këtu që kanë shpreh gatishmërinë me përkrah një koncept qeverisës që përfaqësoj dhe përgjegjësitë që synoj me i marr në vend. I falënderoj nga zemra. Iniciativa është e vet këtyre, ne nuk kemi bërë procedura të anëtarësimit. Po e kanë pranuar me kënaqësinë më të madhe gatishmërinë me përkrah në këtë rast të nominuarin për kryetar Qeverie që jam unë. Edhe koncepti , logjika që po përfaqësojnë. Nuk e kemi negociuar ose bisedua anëtarësimin. Por është një vullnet i lirë i të gjithëve me i dhënë përkrahje këtij procesi qeverisës ”, tha Haradinaj.

Artan Haziri magjistër i shkencave ekonomike, tregoi se arsyeja pse ata kanë zgjedhë ta përkrahin Haradinajn për kryeministër është premtimet që ai po i bënë në fushatën elektorale.

Sipas tij, Haradinaj, nuk po premton rritje të pagave pasi kjo nuk ka mundësi të ndodh.

“Grupi jonë 15 magjistra të shkencave të ndryshme . Pjesa tjetër janë të diplomuar. Të ardhur nga 12 qytete të Kosovës. Proceset në të cilat po kalon Kosova janë mjaft të vështira. Janë aq të vështira sa që t’iu del ballë këtyre proceseve duhet një lider i cili e ka treguar veten në të gjitha etapat e Kosovës . Ne si grup e kemi parë të arsyeshme jo pse të tjetër nuk janë të mirë, por në mesin e të gjithëve më i miri është kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj…. Është i vetmi kandidat për kryeministër, i cili në asnjë tubim para elektoratit , para qytetarëve të Kosovës nuk ka premtuar që do të ketë shumëfishim të buxhetor të Kosovës se e ka ditur se ajo do kohë. Nuk ka premtuar shumëfishim të pagave,  pra të qytetarëve sepse edhe ajo prapë kërkon kohë”, tha Haziri.

 

Exit mobile version