Site icon Telegrafi

Haradinaj: Memorandumet e mirëkuptimit nuk do të mbesin në sirtar, por do të jetësohen

Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma tha se në këtë fushatë zgjedhore bashkë me Kadri Veselin për katër ditë me radhë nënshkruan memorandume mirëkuptimi , të cilat sipas tij nuk do të përfundojnë në sirtar por do të jetësohen.

Haradinaj në rrjetin social Facebook shkruan se memorandumet do të jetësohen sipas afateve të parashikuara.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në këtë fushatë zgjedhore bashkë me z. Veseli, për katër ditë me radhë, nënshkruam katër Memorandume Mirëkuptimi me partnerët tanë: Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK); Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) dhe Lidhja e Pensionistëve dhe Invalidëve e Kosovës (LPIK).

Qëllimisht po kthehem tek këto marrëveshje sepse ato s’do të përfundojnë në sirtare e as s’do të harrohen. Përkundrazi.

Partnerët që kanë vendosur nënshkrimin në këto Memorandume, por edhe punëtorët dhe pensionistët që përfaqësohen nga këto sindikata, i siguroj se çdo gjë që është shkruar aty do të jetësohet sipas afateve të parashikuara dhe marrëveshjeve të përmbyllura”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version