Kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, ka prezantuar sot në Podujevë, programin qeverisës të koalicionit të tij.
Haradinaj, përmes një postimi në facebook, ka thënë se “jemi bërë bashkë e përcaktuar fuqishëm edhe në Llap që Kosovën ta bëjmë një shtet ku s’do të ketë më dallime rajonesh e as diskriminim qytetarësh”.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Duke u përkulur përpara sakrificës dhe mundit të çdo qytetari të vendit tonë, ndjehem më i obliguar si asnjëherë më parë që Llapit, Kosovës t’i japim zhvillim ekonomik e punësim.
Jemi bërë bashkë e përcaktuar fuqishëm edhe në Llap që Kosovën ta bëjmë një shtet ku s’do të ketë më dallime rajonesh e as diskriminim qytetarësh.
Llapin e Zahir Pajazitit e kam në zemër! Kosova është një dhe e të gjithë qytetarëve të saj. Po e krijojmë një Kosovë me vlerë të re.
#KohapërFillimineRi! RH”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/