Site icon Telegrafi

Haradinaj: Kosova e Re përfundon më 2023

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si lajmin më të mirë për Kosovën arritjen e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Sipas tij projekti për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re është një investim 1 miliard e 300 mijë euro, i cili është krejtësisht investim i huaj që pritet të fillojë në vitin 2018 dhe të mbarojë më 2023.

Kreu i ekzekutivit të vendi fjalë të mira foli edhe për kompaninë “Contur Group”, e cila do të merret me ndërtimin e termocentralit, duke e konsideruar si investitor serioz dhe lider botëror në fushën e energjisë.

“E kemi një lajm shumë të mirë ndër më të mirin e mundshëm që kemi mund të imagjinojmë . Kemi arritur pra marrëveshje me një investitor shumë serioz për investimet në energji. Investitori është kompani Contur Global është prej Amerike me lidhje të forta në Evropë. Investimi është 1 miliard e 300 milionë euro, është krejt investim i huaj, i pastër asnjë cent nuk e jep Kosova edhe fillon ndërtimin vitin që vjen dhe përmbyllet në vitin 2023”, tha ai.

Kryeministri këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me temën “Për bujqësi të qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural në Kosovë”.

Haradinaj këtë investim në sektorin e energjisë e ka konsideruar si një ndihmesë edhe për sektorin e bujqësisë.

Exit mobile version