Site icon Telegrafi

Haradinaj: Kosova asnjëherë nuk do të gjunjëzohet në të drejtën e vet

Lideri i AAK-së dhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, në fushatën zgjedhore në Suharekë tha se asnjëherë nuk do të gjunjëzohet Kosova në të drejtën e vet.

Haradinaj shtoi se njëra nga punët e Qeverisë së re është heqja e ndikimit të Serbisë. Kreu i AAK-së tha se nuk do të lejojnë t’i mund korrupsioni por do të punojnë për ta bërë Kosovën shtet ku të gjithë dëshirojnë të jetojnë e punojnë në Kosovë.

Haradinaj ftoi qytetarët e Therandës që të dalin më 11 qershor në zgjedhje dhe mos ta lënë asnjë votë në shtëpi. /KP/

Exit mobile version