Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e tij po ndodhin shumë zhvillime për vendin dhe po punohet për të gjithë qytetarët pa dallim përkatësie politike.
Ai në përmbyllje të fushatës zgjedhore në Therandë, ka kërkuar votën e qytetarëve për kandidatin Bali Muharremaj, për të cilin tha se do të punojë për të mirën e tyre në të gjitha sferat e jetës.
Haradinaj tha se është i bindur se përpos që ka për të bërë ‘lum’ Theranda, po ashtu do të bëjnë ‘lum’ edhe të gjithë ata që do të kenë punë në këtë komunë.
E kandidati për kryetar Bali Muharremaj tha se është i bindur se me qeverisjen e tyre Suhareka do të jetë komuna me një ekonomi dhe bujqësi më të zhvilluar, me një ambient të pastër dhe gjelbër, me rrugë dhe trotuare të ndërtuara, si dhe me shërbime publike adekuate.
Ai ka premtuar përkrahje për bujqit dhe bizneset, si dhe rritje të vendeve të reja të punës.