Site icon Telegrafi

Haradinaj: Gjakova nuk i falë mashtrimet

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se në qeverisjen e tij Gjakova do ta marrë vendin e vet të merituar.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Gjakova e heroizmave të mëdhenj, punës, kulturës dhe qytetarisë së vjetër, do të ketë sërish vendin e merituar në ballë të shtetit.

Postimi i plotë:

“Mburrje, kënaqësi, triumf është qëndrimi në Gjakovë. Kjo ndjenjë nuk është vetëm e sotme, por e përhershme.  Gjakova e burrave të mëdhenj, e rinisë së guximshme të “djemve të asfaltit” e sa e sa vajzave dhe djemve të kësaj treve që iu falën lirisë e atdheut, gjithmonë ishte kjo që është – krenare dhe e pa dorëzuar kurrë.  Jam i bindur se këtij qyteti, kësaj treve fisnikësh e bujarësh të vendit tonë, bashkërisht do t’ia kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur padrejtësisht nga të tjerët.

Gjakova ishte dhe është bastioni krenar dhe i palëkundshëm i projektit tonë të përbashkët për një Kosovë shtet – shtet dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Unë e di se çka duhet të bëjmë për ta rivendosur Gjakovën aty ku e ka vendin, për ta rikthyer dinjitetin e qytetit dhe qytetarit të këtij qyteti. E shoh këtë dhe e ndjej, pikërisht në projektin në të cilin u bashkuam të gjithë, si mundësinë më të mirë për të arritur objektivat tona për qytetin e Gjakovës dhe gjithë Kosovën.

Gjakova e heroizmave të mëdhenj, punës, kulturës dhe qytetarisë së vjetër, do të ketë sërish vendin e merituar në ballë të shtetit tonë.  Ne do ta ribëjmë Gjakovën. Garant jam unë. Garant jemi secili prej nesh, në projektin e përbashkët për fillimin e ri të Kosovës. #KohapërFillimineRi, RH”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version