Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, në Podujevë ka thënë se cështja shqiptare është ende në zhvillim.
“Çështja shqiptare është në zhvillim, është e parealizuar, e pambyllur në plotninë e vet. Ne shqiptarët e Kosovës duhet ta përmbyllim këtë pjesë të cështjes shqiptare”.
“Shtetbërja në këtë fazë është luftë komplekse, edhe me veten. Është më lehtë t’i ndërrosh të tjerët, të mos i lësh të të shkelin, por është shumë më e vështirë ta ndryshosh veten”, tha Haradinaj, transmeton Klan Kosova.