Kryetari i AAK-së dhe njëherit kryeministër i vendit tha sot në Gjakovë se kandidati i tyre për kryetar të kësaj komune është më i duhuri.
Sipas Haradinajt kandidati i AAK-së është ai që do të bëjë për Gjakovën.
Ndërsa kandidati për kryetar të Gjakovës Ardian Gjini tha se ata do ta kenë gjithnjë pas vetes kryeministrin Haradinaj, i cili sipas tij ka një vëmendje të veçantë për Gjakovën.
Ndërsa Pal Lekaj i cili edhe ka qenë kryetar i Gjakovës ndërsa tash ministër i Infrastrukturës tha se nuk do të lënë segment pa punuar, në të gjitha fushat e mirëqenies sociale.
Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatin Ardian Gjini sepse sipas Lekajt ai është personi qe do të sjellë ndryshimin në Gjakovë. /Telegrafi/