Telegrafi

Happier, rrjet social vetëm për njerëzit e lumtur

Por, çfarë nëse jeni duke kërkuar një vend të vetëm për ndarë dhe festuar momentet e vogla të lumturisë në jetë? Happier është një biznes i ri me bazë në Boston, i cili ka krijuar një rrjet të ngrohtë social që synon pikërisht këtë.

Happier është menduar të jetë një rrjet i veçant social për postimin e fotografive dhe statuseve për gjërat që i bëjnë njerëzit të jenë të lumtur.

Themeluesit e rrjetit social për përdoruesit e lumtur në internet, Happier, kanë thënë se asnjë moment lumturie nuk është i parëndësishëm, ndërsa faqja nuk lejon shpërndarjen e statuseve që krijojnë negativitet. / Telegrafi /