Site icon Telegrafi

Hapja e rrugës “Ali Zeneli”, Hamza: Asnjë qeverisje s’ka arritur ta hapë në 20 vjet

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, pas hapjes së rrugës “Ali Zeneli”, ka thënë se asnjë qeverisje lokale “nuk ka mundur ta hapte” këtë rrugë, në këto dy dekada.

“Hapja e kësaj rruge do ta shkarkojë jashtëzakonisht komunikacionin dhe do të hapë përspektivë të re ekonomike për banorët e kësaj zone”, ka thënë Hamza, shkruan Telegrafi.

Hamza i ka falënderuar asamblistët e të gjitha subjekteve politike për këtë vendimmarrje.

“Me punë e përkushtim, duke i kuptuar drejtë brengat e qytetarëve, ne po e përmbushim synimin tonë për ndryshimin e Mitrovicës”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/

Exit mobile version