Sot është hapur qendra për trajtimin e qenve endacakë, “Pharmacon Shelter”, në Studime të Vushtrrisë.
Kjo qendër do të ofrojë përkujdesje për qentë endacakë, shkruan Telegrafi.
“Me hapjen e kësaj qendre për trajtimin dhe rehabilitimin e qenve endacak, përveç që do të ofrohet përkujdesje për qentë, do të krijohet një ambient më i sigurt edhe për të gjithë qytetarët vushtrrias”, ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Me këtë rast, Idrizi ka përgëzuar mjekun veteriner, njëherit udhëheqësin e kësaj qendreje, Fevzi Gerxhaliu.
“Në përurimin e kësaj qendre, përgëzova mjekun veteriner, njëherit udhëheqësin e kësaj qendre Fevzi Gerxhaliu, të cilit gjithashtu i ofrova bashkëpunim të ngushtë si komunë!”, ka thënë tutje Idrizi. /Telegrafi/