Site icon Telegrafi

Hapet pika e re e shitjes se biletave mujore në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë

Është hapur pika e re e shitjes së biletave mujore në Bulevardin “Bill Clinton”.

Trafiku Urban thotë se ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjen për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët e kryeqytetit.

“Ky ndryshim është një hap konkret, duke mundësuar blerjen e biletave mujore në një lokacion më të lehtë dhe më të aksesueshëm”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se ky shërbim i ri është pjesë e një iniciative të mëtejshme për të zgjeruar dhe përmirësuar shërbimet e transportit publik në Prishtinë, duke synuar ofrimin e shërbimeve sa më pranë qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version