Qendra më e madhe e votimit në Mitrovicë, shkolla e mesme teknike “Arkitekt Sinani”, u hap në kohën e rregullt (ora 07:00), me gjithsej 14 vendvotime.
Siç raporton gazetarja e Telegrafit deri tani nuk ka ndonjë parregullsi, derisa qytetarët tashmë kanë filluar të votojnë.