Site icon Telegrafi

Hapet ekspozita etnologjike “Një jetë në gajtan” në Muzeun e Mitrovicës

Hapja e ekspozitës etnologjike "Një jetë në gajtan" në Muzeun e Mitrovicës

Është hapur ekspozita etnologjike “Një jetë në gajtan” në Muzeun e Mitrovicës.

Të premtën, Muzeu i Mitrovicës ka mirëpritur dhjetëra vizitorë në hapjen e kësaj ekspozite etnologjike, shkruan Telegrafi.

Kjo ngjarje e realizuar në bashkëpunim me fondacionin “Dhemetra” dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, “ka ndriçuar” trashëgiminë kulturore materiale të rajonit të Mitrovicës përmes mjeshtërisë së punës së dorës në tekstil.

Ekspozita etnologjike paraqet një koleksion të pasur veshjesh tradicionale të shekujve 19-20, ku përmes këtyre objekteve, vizitorët kanë pasur mundësinë të reflektojnë mbi rolet shoqërore.

“Ekspozita paraqet një koleksion të pasur veshjesh tradicionale të shekujve XIX-XX, përfshirë jelekë, mintanë, xhamadan dhe dollame të punuara me gajtan, të mbledhura ndër vite në fondin e muzeut. Përmes këtyre objekteve, vizitorët patën mundësinë të përjetojnë dhe reflektojnë mbi rolet shoqërore, kulturore dhe ekonomike që ky koleksion pasqyron”, thuhet në njoftim.

Hapja e ekspozitës etnologjike “Një jetë në gajtan” në Muzeun e Mitrovicës

Fjalën e hapjes e mbajtën Fitore Bala Bucaliu, drejtore e Fondacionit “Dhemetra,” dizajnerja Era Buza dhe kuratorja Nora Prekazi Hoti, të cilat theksuan rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Ekspozita etnologjike është e hapur për publikun dhe Muzeu i Mitrovicës i ka ftuar të gjithë qytetarët ta vizitojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version