Një gropë që vlerësohet të jetë me madhësi të një pishine të madhe, ka “gëlltitur” një kamion dhe shoferin derisa u hap befasisht në mes të një rruge tejet të frekuentuar në Japoni.
Gropa u hap në qytetin Yashio, ka njoftuar Motohiro Ono guvernator i prefekturës Saitama, transmeton Telegrafi.
Autoritetet e qytetit Yashio kanë pranuar telefonata për një gropë të hapur dhe se një kamion ka rënë brenda saj.
“Kemi kryer operacionin e shpëtimit”, u bë e ditur nga departamenti i zjarrfikësve.
“Duhet të shohim nëse mund ta nxjerrim kamionin duke përdorur një kran të madh. Ekziston frika se gropa mund të rritet akoma”, u tha ndër tjera nga departamenti i zjarrfikësve.
Prefektura Saitama është pjesë e zonës së gjerë të Tokios. /Telegrafi/
A sinkhole the size of a swimming pool opened up on a busy street in Japan, swallowing a truck and trapping the driver. pic.twitter.com/UocJodb7Qy
— Sky News (@SkyNews) January 28, 2025
Video: Part of a road intersection collapsed in Yashio City, Saitama and a truck fell into the hole. Efforts are underway to rescue the driver. pic.twitter.com/CPqXd3Y1lC
— Jeffrey J. Hall 🇯🇵🇺🇸 (@mrjeffu) January 28, 2025