Sot është hapur aplikimi për 10 bursa studimi për studentët e Vushtrrisë.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.
Idrizi ka thënë se këto bursa do të ndahen nga Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me “CITY College”, Kampusi i Universitetit të “York Europe” në Selanik të Greqisë.
“Është hapur aplikimi për 10 bursa studimi për studentët vushtrrias, të cilat ndahen nga Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me CITY College, Kampusi i Universitetit të York Europe në Selanik, Greqi”, ka thënë Idrizi.
Bëhet e ditur se afati i aplikimit është nga sot deri më 07.03.2025. /Telegrafi/