A keni menduar ndonjëherë se si e bëjnë gjumin stjuardesët gjatë fluturimeve të gjata?
Stjuardesët si gjithë tjerët, kërkojnë të pushojnë gjatë ndërrimeve të zgjatura, shkruan The Mirror.
Tani, një punonjës i një linje ajrore ka treguar se si pushon dhe si mbushet me energji gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplan.
@connormeechan would you like chicken or beef sir? 🥱 #cabincrew #fyp ♬ Funny – Gold-Tiger
Përmes një videoje në TikTok, Connor Meecham u tregoi ndjekësve vendin ku ai fle, një zonë kompakte në aeroplan me hapësirët të ngushtë.
Atij iu dha vetëm një hapësirë e vogël për të pushuar.
Meecham thotë se nëse i duhet të pushojë për 45 minuta ai nuk e heq uniformën, por nëse i ndodh të fle dy orë ai vesh rroba më të rehatshme. /Telegrafi/