Telegrafi

Valorant XP Champions turneu i video-lojës Valorant që do të zhvillohet në Prishtinë

KosICT dhe XPORTAL Esports janë duke organizuar turneun e parë LAN të video-lojës Valorant në Kosovë, ku të drejtë pjesëmarrje kanë skuadrat nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Turneu do të filloj me dy fazat kualifikuese të cilat do të mbahen me data 1 dhe 2 tetor, ku në secilin kualifikimin do të kenë mundësi pjesëmarrje nga 32 ekipe.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në formatin ‘Bo3’, përveç raundit të parë i cili do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’.

Katër skuadrat më të mira nga turnetë kualifikues do të përballen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me datën 8 tetor.

Si shpërblime për ekipet pjesëmarrëse do të ndahen rreth 3.000 euro.

Ndeshjet kualifikuese si dhe turneu LAN në Prishtinë do të transmetohen në kanalin zyrtar të XportalEsports në platformën Twitch. /Telegrafi/