Ja cilat janë pesë rregullat për të bërë një mashkull të puthë tokën ku ju kaloni.
1 – Dhurojini mashkullit që doni të joshni të gjithë vëmendjen e duhur!
Ai duhet të krijojë idenë se është i vetmi mashkull në botë që bën për ju. Bëjeni atë mashkull të ndihet i fortë, i rëndësishëm dhe herë pas here përsëritini në vesh se vetëm ai ju bën të ndiheni e mbrojtur.
Kur jeni në shoqërinë e miqve tuaj mbështeteni dhe bëni që kjo mbështetje të bjerë në sy, edhe pse shumë herë mund të mos jeni dakord me gjërat që ai thotë. Do të shikoni që shumë shpejt do të bjerë në gjunjë para jush.
2 – Mos u vishni gjithnjë me rroba shumë seksi apo me ato që bien menjëherë në sy!
Duhet të jeni joshëse, por duhet të keni pamjen e vajzës së mirë dhe të pafajshme. Meshkujt sa më pak të shikojnë te një femër, aq më shumë kurioz bëhen për pjesët e padukshme. Mundohuni të jeni një joshëse e veshur, ndryshe nuk do të ngjallni asnjë dëshirë të qëndrueshme tek ai.
3 – Thirreni me emrin e tij në ditët e para të njohjes!
Fjalët zemër, shpirt, janë shumë të bukura, por ai duhet të ndiejë se ka një shoqe përpara dhe jo dikë që mund t’i ketë harruar edhe emrin. Kërkojeni gjithmonë nëse ai mungon në rrethin tuaj shoqëror, do të gëzohej nëse dikush e ndien mungesën e tij. Tregohuni e dashur me të kur jeni bashkë, putheni lehtë në faqe, pa e lënë të kuptojë nëse ky ishte thjesht një gjest miqësie apo diçka tjetër.
4 – Luani me intonacionin e zërit!
Pëshpëritini fjalë të ëmbla në vesh me zë shumë të ulët sa ta ketë të vështirë të kuptojë ato çfarë ju i keni thënë. Pas kësaj filloni përsëri atë bisedë që ishit duke bërë. Herë pas here jepni një buzëqeshje shkëlqyese mbase duke e shpënë pak kokën mënjanë. Kujdes, duhet të tregoheni shumë të vëmendshme në bisedat e tij! Meshkujt kanë shumë nevojë për një femër që i dëgjon kur flasin.
5 – Kur të kuptoni se ai tashmë është i juaji
Kur të shikoni që nuk do asgjë tjetër përveçse të rrijë me ju, duhet të filloni ta shmangni gjer atëherë sa ai të çmendet nga dashuria dhe të bëjë të pamundurën për të kaluar vetëm disa momente me ju. /Telegrafi/