Drejtori i ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge e ka konfirmuar se trajneri i përkohshëm Hansi Flick do të mbetet në krye të ekipit deri në Krishtlindje.
Ai e zëvendësoi të larguarin Niko Kovac, që iku disa javë më parë shkaku i disa rezultateve jo të mira në kampionat.
“Hansi Flick do të mbetet si trajneri ynë deri në njoftimin e mëtutjeshëm. Deri në Krishtlindjet të paktën, ndoshta përtej kësaj. Ne i besojmë atij”, ka thënë Rummennige.
Pep Guardiola (Manchester City), Thomas Tuchel (PSG), Erik ten Hag (Ajax) dhe Mauricio Pochettino (Tottenham Hotspur) janë kandidatët më të përfolur.
Bayern e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/