Telegrafi

Hansi Flick pas humbjes nga PSG: Diktuam lojën dhe krijuam më shumë, duam gjysmëfinalen

Trajneri i Bayern, Hansi Flick, ka folur pas humbjes në shtëpi nga Paris Saint-Germain, duke thënë se skuadra e tij meritoi më shumë pas paraqitjes së mirë.

Bayerni u mposht me rezultat 3-2 nga PSG në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Maxim Choupo-Moting (37’) dhe Thomas Muller (60’) për vendasit, ndërsa për PSG-në shënuan Kylian Mbappe (3’, 68’) dhe Marquinhos (28’).

“PSG luajti shumë me efikasitet. Ne e diktuam lojën, patëm 31 gjuajtje dhe unë duhet të lavdëroj ekipin tim për mentalitetin e tyre dhe mënyrën se si ata luajtën futboll”, ka thënë fillimisht Flick pas ndeshjes.

“Na mungonte efikasiteti përpara portës, por na mbetet një lojë në Paris, dhe ne do të japim gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv që ne të ndryshojmë gjërat”.

“Mund të kishim përfunduar me një rezultat tjetër: me shanset që kishim, mund të kishim dalë me një rezultat shumë të mirë”.

“Kundërshtari shënoi tre gola nga pak raste dhe ne patëm shumë raste. Sidoqoftë, unë jam i kënaqur me performancën dhe mënyrën e lojës”.

“Ne duam të arrijmë në gjysmëfinale, dhe rezultati sot nuk e ndryshon atë”, përfundoi trajneri i Bayernit. /Telegrafi/