Telegrafi

Hansi Flick: Para se të nënshkruaja me Gjermaninë, fola me dy klube të mëdha

Hansi Flick ka folur për largimin nga Bayern Munich dhe refuzimin e dy klubeve të mëdha për të nënshkruan me Kombëtaren e Gjermanisë.

Trajneri gjerman po përgatitet për të nisur eksperiencën si trajner i kombëtares gjermane në shtator.

“Para se të firmosja me Federatën Gjermane, bëra dy video-telefonata me dy klube shumë të njohura ndërkombëtare, të cilat ishin të interesuara për të më ofruar postin e trajnerit”.

“Me njërën prej tyre, fola direkt me presidentin, i cili provoi të më ndryshojë mendje, por doja patjetër stolin e kombëtares”, ka thënë Flick.

Tutje Flick ka treguar se si në momentin që nënshkroi për Gjermaninë, mori shumë mesazhe.

“Menjëherë sapo nënshkrova, mora telefonata e mesazhe pa fund. Më tepër se 600 mesazhe në një ditë, nuk i kisha marrë as kur fitova Ligën e Kampionëve. Sa i përket listës, nuk do të ketë asnjë emër të përjashtuar”.

“Kushdo që ka mundësinë të na ndihmojë, është i mirëpritur ta bëjë, pavarësisht emrit apo moshës”, ka thënë trajneri gjerman. /Telegrafi/