Telegrafi

Hansi Flick flet pas eliminimit: Ishte vendosur më herë, nuk është koha të flasim për dorëheqje

Për të dytin edicion të Kupës së Botës radhazi, Gjermania nuk ia del të kalojë fazën e grupeve.

Këtë herë ishte Japonia ajo që befasoi gjermanët, duke ua prerë rrugëtimin në Katar 2022.

Pas ndeshjes me Kosta Rikën, ku fitorja 4-2 nuk mjaftoi, trajneri Hansi Flick doli në konferencën për shtyp, ku deklaroi se eliminimi ishte vendosur më herët.

“Fituam 4-2 dhe mund të shënonim më shumë, por për fat të keq jemi jashtë Botërorit dhe më vjen shumë keq”.

“Vendimtare në eliminim rezultuan ato 20 minuta ndaj Japonisë në ndeshjen e parë”.

“Tani nuk është momenti për të folur për dorëheqje, por kam një grup të mirë lojtarësh dhe eliminimi nuk erdhi për fajin tim”, ka thënë Flick. /Telegrafi/