Për të dytin edicion të Kupës së Botës radhazi, Gjermania nuk ia del të kalojë fazën e grupeve.
Këtë herë ishte Japonia ajo që befasoi gjermanët, duke ua prerë rrugëtimin në Katar 2022.
Pas ndeshjes me Kosta Rikën, ku fitorja 4-2 nuk mjaftoi, trajneri Hansi Flick doli në konferencën për shtyp, ku deklaroi se eliminimi ishte vendosur më herët.
A six-goal thriller to round off Group E for #CRC & #GER@adidasfootball | #FIFAWorldCup
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 1, 2022
“Fituam 4-2 dhe mund të shënonim më shumë, por për fat të keq jemi jashtë Botërorit dhe më vjen shumë keq”.
“Vendimtare në eliminim rezultuan ato 20 minuta ndaj Japonisë në ndeshjen e parë”.
“Tani nuk është momenti për të folur për dorëheqje, por kam një grup të mirë lojtarësh dhe eliminimi nuk erdhi për fajin tim”, ka thënë Flick. /Telegrafi/