Telegrafi

Hani ngadalë, merrni më pak kalori

Studimet e fundit kanë treguar se të ushqyerit e ngadalshëm si dhe përtypja e mirë e ushqimit, i ulin kaloritë e përgjithshme të futura me anë të ushqimit.

Gjatë këtij studimi, 30 gra kanë ngrënë pasta me djathë dhe domate për drekë, dhe njëri grup ka ngrënë ngadalë, ndërsa grupi tjetër i të hulumtuarve e kanë ngrënë ushqimin menjëherë.

Rezultatet kanë treguar se me anë të përtypjes së ngadalshme të secilës kafshatë, nga 20 deri në 30 herë, merrni rreth 70 kalori më pak. Arsyeja është se ndjenja e ngopjes vonon një kohë, ashtu që njerëzit të cilët hanë shpejt, nuk mund ta ndjejnë sinjalin e ngopjes.