Site icon Telegrafi

Handikos në Gjakovë dhe KV “Vëllaznimi” zhvillojnë një aktivitet në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Gjatë ditës së sotme në Palestrën Sportive “Shani Nushi” në Gjakovë është zhvilluar një aktivitet përmes të cilit është shënuar Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ky aktivitet është zhvilluar nga Handikos Gjakovë, si dhe nga Klubi i Volejbollit “Vëllaznimi” , ku në nder të shënimit të kësaj dite vajzat e KV “Vëllaznimi” zhvilluan një ndeshje miqësore me vajzat me aftësi të kufizuara.

Përveç Handikos Gjakovë, ky akivitet u përcoll me përkushtim të madh edhe nga trajneri i vojelbollit Blendi Haxhikadrija, si dhe këtë aktivitet e mbështetën Komuna e Gjakovës, Drejtoria  për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe OSBE.

Sipas përfaqësuesve të KV “Vëllaznimi” ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e barazisë, përfshirjes dhe bashkëpunimit, duke treguar fuqinë e sportit për të lidhur njerëzit dhe për të frymëzuar ndryshim pozitiv.

Po ashtu nga KV “Vëllaznimi” tutje shtuan që KV “Vëllaznimi” mbetet i përkushtuar që të vazhdojë organizimin e aktiviteteve që promovojnë gjithëpërfshirjen dhe respektin për të gjithë, duke i dhënë një zë të fortë mesazhit të barazisë dhe solidaritetit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version