Site icon Telegrafi

Handikos në Gjakovë zhvilloi takim me përfaqësues të institucioneve lokale, shoqësirsë civile, dhe me antarët e kësaj shoqate

Organizata Handikos në Gjakovë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur që ditë më parë kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të institucioneve lokale, shoqësirsë civile, si dhe me antarët e kësaj shoqate.

Në njoftimin e Handikos bëhet e ditur që në këtë takim u diskutua rreth aktiviteteve e shërbimeve që kjo organizatë ka realizuar gjatë vitit të kaluar, si dhe rreth sfidave me të cilat po përballet ko organizatë në ofrimin e shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sipas organizatës ky takim ishte një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për të siguruar shërbime më të mira dhe më të qëndrueshme për anëtarët e kësaj organizate dhe organizatën në përgjithësi. /Telegrafi/

Exit mobile version