Site icon Telegrafi

Hamza, Idrizi dhe Nura urojnë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura kanë uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.

Kryetari Hamza ka uruar të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre në edukimin dhe zhvillimin e shoqërisë, shkruan Telegrafi.

“Të dashur mësimdhënës, ju që as në kohërat më të vështira nuk e ndalët misionin tuaj fisnik në edukimin e shkollimin e brezave të tërë, dhe ju që vazhdoni të edukoni të tashmen e të ardhmen e vendit tonë, urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit! Ju faleminderit për kontributin tuaj sot e gjithmonë!”, ka thënë Hamza.

Ndërsa, Idrizi ka falënderuar mësimdhënësit që janë ende pranë nxënësve dhe ata që janë në pension.

“Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë mësimdhënësit ata që janë ende pranë nxënësve e edhe ata në pension, që kanë ndërtuar të tashmen tonë dhe po vazhdojnë që çdo ditë kontribuojnë me përkushtim për edukimin e brezave të rinj”, ka thënë Idrizi.

Derisa, Nura ka shpërndarë disa fotografi me nxënës, mësimdhënës e pensionistë arsimorë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

“Foto familjare me nxënës, mësimdhënës, drejtorë shkollash, punëtorë teknikë dhe pensionistë arsimorë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe mirënjohjeve për më të dalluarit e komunës së Skenderajt, për vitin shkollor 2023/24”, ka thënë Nura. /Telegrafi/

Exit mobile version