Telegrafi

Hamsik: Titulli është ende i mundur

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik, thotë se ekipi i tij ka kapacitet që ta fitojë titullin.

Napoli është tri pikë larg Juventusit, teksa synon sigurimin e titullit të parë nga viti 1990.

“Ne po shpresojmë për një gabim nga Juventusi që të përfitojmë”.

“Ëndrra është e mundur. Do të jetë një finale e madhe, pasi me ndeshjet e mbetuar është sikur nëntë finale. Ajo e para është ndaj Genoas”.

“Këtë vit po kënaqem më shumë se vitet e kaluara. Edhe pse, ne nuk kemi fituar ende asgjë, unë po kënaqem shumë”, u shpreh Hamsik. /Telegrafi/