Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik nuk do të lëvizë fare nga skuadra e tij aktuale.
Reprezentuesi sllovak është pjesë e Napolit që nga viti 2007 kur u transferua nga skuadra tjetër italiane Bresica në moshën 19-vjeçare.
Por 28-vjeçarit iu është ofrua rinovimi i kontratës nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis.
Kontrata aktuale e Hamsikut me Napolin skadon në vitin 2018, ndërsa me kontratën e re ai do të mbetet pjesë e ekipit italian deri në vitin 2020.
Kështu me kontratën e re, skuadrat e interesuara për mesfushorin ofensivë duhet të ndërrojnë objektiv pasi Napoli duket primar për sllovakun. /Telegrafi/