Marek Hamsik e ka pranuar se mund t’i jap fund dashurisë së tij 11-vjeçare me Napolin.
Lojtari i është bashkuar deklaratave të bëra nga babai i tij që e ka edhe menaxher, ndërsa për lojtarin ka ka oferta shumë interesante nga Kina.
“Kam dhënë gjithçka që kam mundur për këtë fanellë dhe tani besoj se ka ardhur koha që marrëdhënia jonë të përfundojë. Do të më pëlqente të provoja diçka të re”.
“Kemi besuar se këtë vit më në fund do të mund të fitonim titullin, por për fat të keq nuk ia dolëm”.
“Jam i zhgënjyer dhe më vjen keq për tifozërinë”, ka thënë Hamsik.
Sipas medieve italiane te Napoli mund të ndodh revolucion pasi pritet që të largohet dhe trajneri Maurizzio Sarri.
Napoli ka dal nënkampion i Italisë dhe ishte afër që ta fitonte titullin këtë edicion. /Telegrafi/