Site icon Telegrafi

Hamsik: Të gjithë duan të luajnë në klube të mëdha, por unë e kam vështirë të largohem

Marek Hamsik nuk po kërkon një largim nga Napoli, por pranon se do ta kishte të vështirë të refuzojë Manchester Unitedin, Barcelonën apo Bayern Munichun.

Mesfushori ndërkombëtar i Sllovakisë ka qenë një nga interpretuesit më konsistent dhe shumë të vlerësuar në pozicionin e tij për disa vite.

Lexo po ashtu "Refuzova Juventusin dhe Milanin"

Paraqitjet e tij kanë bërë që emri i Hamsik të jetë gjithmonë i përmendur në afatet kalimtare të transferimeve, por 30-vjeçar kur u pyet për të ardhmen e tij dhe interesin e mundshëm nga skuadrat e mëdha theksoi se është vështirë të vendos.

Lexo po ashtu Hamsik kërkon rekordin e Maradonas

“Kjo është e vështirë të thuhet. Me siguri do të ishte vendimi më i vështirë në karrierën time”, ka thënë fillimisht Hamsik për Kicker.

“Ndoshta të gjithë duan të luajnë në këto klube, por unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj”.

“Unë mendoj se Napoli është një nga 10 ekipet më të mira evropiane në aspektin e lojës dhe performancës”, përfundoi mesfushori sllovak. /Telegrafi/

Exit mobile version