Telegrafi

Hamsik: Napoli beson në titull

Marek Hamsik ka siguruar të gjithë se Napoli beson në Scudetto dhe tashmë ekipi duket të jetë më mirë se në këtë kohë vitin e kaluar.

Napoli e shkatërroi skuadrën nga Serie D, Trenton, me rezultat 7-0 në miqësoren e mbrëmshme, por cilësia e golave ishte e mrekullueshme, përfshirë një supergola nga Adam Ounas dhe një të Vlad Chiriches nga gjysma e fushës.

Lexo po ashtu Hamsik kërkon rekordin e Maradonas

“Ne jemi vetëm në fillim, por tashmë duket se po bëjmë më mirë se në këtë kohë vitin e kaluar”, ka thënë fillimisht Hamsik për Mediaset Premium.

“Ne ende nuk po ndiejmë lodhjen e trajnimit para sezonal dhe jemi duke punuar shumë. Jemi duke u përgatitur të jemi në më të mirën për mes të gushtit, pasi një lojë e rëndësishme na pret”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Napoli nënshkruan me Mario Ruin (Foto)

Napoli së shpejti do të mësojë kundërshtarët e tij në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë në 15-16 gusht.

“Unë tashmë kam thënë se besoj në Scudetto dhe dua të them përsëri. Ky ekip ka treguar gjatë dy viteve të fundit se mund të luajë në nivelin më të lartë”. /Telegrafi/