Marek Hamsik ka thënë se ai ka menduar se ka shënuar gol në goditjen e tij në portën e zbrazët ndaj Uellsit.
Ben Davies bllokoi gjuajtjen e Hamsik i cili kaloi edhe portierin, një gjuajtje e fortë në portën e zbrazët që u largua mrekullisht.
“Unë mendova se kam shënuar”.
“Më pas Gareth Bale tregoi kualitetin duke shënuar një supergol. Ne dominuam ndeshjen, por ishim të pa fat”.
“Ne bëmë presion. Nuk e di nëse mund të flasim për fat për Uellsin, por ishte një ndeshje e balansuar”, deklaroi Hamsik pas ndeshjes. /Telegrafi/