Telegrafi

Hamsik i impresionuar me Italinë: Janë të mahnitshëm

Ylli i Sllovakisë dhe Napolit, Marek Hamsik është i impresionuar nga kombëtarja e Italisë dhe forma e tyre në ndeshjen e parë të Euro 2016.

Mesfushori sllovak ka një marrëdhënie të veçantë me Azurrët, pasi që ka luajtur në Itali për gati dhjetë vjet, dhe ai ishte në mesin e shikuesve të habitur me shfaqjen e tyre dominuese kundër Belgjikës.

“Wow, çfarë force!. Nuk kam pritur një ekip të tillë të luftëtarëve”, deklaroi Hamsik në intervistën e tij për Gazzeta dello Sport.

“Unë nuk prisja një ekip të tillë, kompakt, duke luftuar në çdo top dhe mbi të gjitha të konkurrojnë më shumë se kushdo”.

“Antonio Conte bëri një punë të madhe, dhe tani të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me Azurrët. Në fakt, ju mund të keni parë fuqinë e tyre shumë shpejt. Të gjithë do të jenë të përgatitur për të filluar nga ndeshjen e ardhshme”, përfundoi mesfushori i Napolit, i cili shënoi një super gola përball Rusisë. /Telegrafi/