Nënkampioni Napoli vazhdoi po ashtu me fitore si mysafir i Chievos me rezultat 4-2. Marek Hamsik realizoi dy herë, ndërsa dy ish futbollistët e Real Madridit, Callejon dhe Gonzalo Higuain, i shënuan dy golat e tjerë. Për vendasit dy herë e tundi rrjetin Alberto Paloschi.
Fitoret e dyta i shënuan edhe Interi (3-0 ndaj Catanias), Roma (3-0 ndaj Hellas Verona) dhe Fiorentina (5-2 ndaj Genoas; nga dy gola në këtë ndeshje i shënuan Giuseppe Rossi dhe Mario Gomez).
Milani iu kthye fitores pas humbjes në javën e parë. Rossonerët mposhtën Cagliarin me rezultat 3-1.
Formacioni i javës së dytë në Serie A (3-4-1-2):
Portier: Andrea Consigli (Atalanta).
Mbrojtës: Hugo Campagnaro (Inter), Guglielmo Stendardo (Atalanta), Danilo (Udinese).
Mesfushorë: Jonathan (Inter), Borja Valero (Fiorentina), Arturo Vidal (Juventus), Emmanuel Badu (Udinese).
Mesfushor ofensiv: Marek Hamsik (Napoli).
Sulmues: Rodrigo Palacio (Inter), Giuseppe Rossi (Fiorentina).
/Telegrafi/