Site icon Telegrafi

Hamiltonit i pëlqen të mendojë se nuk është i pari

Kampioni i trefishtë i Formula 1, Lewis Hamilton, ende e sheh veten si përcjellës i liderit dhe jo lider që e përcjellin të tjerët në garën për titull të kampionit në F1.

Me fitoren e arritur në fundjavë, në Hungari, ai është ngritur në krye të renditjes për herë të parë këtë stinor, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Piloti britanik ia ka rrëmbyer kreun e renditjes kolegut të tij te skuderia e Mercedesit, gjermanit Nico Rosberg, pas fitores së pestë të tij të shënuar në garën e Shpërblimit të Madh të Hungarisë. Ai ka krijuar një epërsi prej gjashtë pikëve, kur kanë kaluar 11 nga 21 gara se do të ketë ky stinor. Gara e ardhshme është të dielën në Gjermani.

“Unë ende jam në gjendjen mentale se jam duke ndjekur, e jo i ndjekur. Është fenomenale që jam rikthyer, pas problemeve që kam pasur në garat e para të stinorit, kështu që jam shumë krenar, por e di se ka ende shumë gara deri në fund”, ka thënë Hamilton.

Exit mobile version