Lewis Hamilton ka fituar garën e sotme (e diel) e vlefshme për Çmimin e Madh të Hungarisë.
Piloti britanik ka arritur të fitojë edhe garën e radhës në Formula 1, pasi ka përfunduar i pari në garën e Hungarisë.
Hamilton është nisur nga vendi i parë në këtë garë dhe pas 70 xhirove ka arritur të mbaj këtë vend, duke përfunduar i pari në podium.
Në këtë garë të fortë, britaniku ka arritur ta lë pas vetes pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili përfundoi i dyti pasi nisi garën nga vendi i katërt.
BREAKING: Hamilton scorches to a SIXTH victory in Hungary! 💪 Vettel and Raikkonen complete the podium for Ferrari #HungarianGP 🇭🇺 #F1 pic.twitter.com/Er78St7WpL
— Formula 1 (@F1) July 29, 2018
Podiumi i çmimit të madh të Hungarisë u kompletua me pilotin tjetër të Ferrarit, Kimi Raikkonen, që përfundoi në pozitën e tretë.
Në pozitën e katërt përfundoi Daniel Ricciardo i Red Bullit, ndërsa vendi i pestë i takoi Valteri Bottas së Mercedesit.
HAMILTON: "What a beautiful day… A big thank you to everyone back at the factory" #HungarianGP 🇭🇺 #F1 pic.twitter.com/a28gGrIG4n
— Formula 1 (@F1) July 29, 2018
Me këtë fitore, Hamilton ngrit edhe më shumë diferencën e me ndjekësin e tij, Vettel në vend të dytë.
Në renditjen e përgjithshme, britaniku ka 213 pikë, ndërsa gjermani ka 189 pikë. /Telegrafi/
LAP 70/70: END OF RACE
TOP 10
HAM
VET
RAI
RIC
BOT
GAS
MAG
ALO
SAI
GRO#HungarianGP 🇭🇺 #F1 pic.twitter.com/orLGwDpwqg— Formula 1 (@F1) July 29, 2018