Site icon Telegrafi

Hamilton: Vettel më i mirë se unë? Shkoni te mjeku i syve

Ngasësi i Formula 1, Lewis Hamilton, ka bërë një pohim kontrovers.

Hamilton ka kohë që është në luftë me Vettelin dhe disa ekspertë thonë se Vettel është më i mirë se ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Formula 1

Por, vet ngasësi britanik thotë se duhet të kontrollohen te mjeku i syve të gjithë ata që mendojnë se Vettel është më i mirë se ai.

“Një ditë do të kuptoni se kjo nuk është e vërtetë, përndryshe shkoni të kontrolloheni te mjeku i syve”, potencoi Hamilton.

Hamilton dhe Fernando Alonso së fundmi janë vlerësur më poshtë se Vettel.

/Telegrafi/

Exit mobile version