Site icon Telegrafi

Hamilton: Vettel është piloti i parë të Ferrari

Leëis Hamilton po përpiqet të fusë “spirra” në shtëpinë e rivalëve të tij, Ferrarrit.

Edhe pse te Ferrari kanë deklaruar gjithmonë se nuk ka një pilot të parë, gara në Monte Carlo, me Raikkonen që shkoi në ‘pit stop’ në xhiron e 34, ndërsa Vettel bëri 39 xhiro duke marrë kryesimin, tregoi se kjo ishte një strategji e Ferrarit, ndaj Hamilton nuk e la rastin t’i shpëtonte duke deklaruar.

Lexo po ashtu Triumfon Vettel, Raikkonen i dyti

“Është e qartë se Ferrari e ka zgjedhur se kush është piloti i parë, dhe është e sigurt se do të bëjë gjithçka që ka në dorë në mënyrë që Vettel të marrë maksimumin në çdo fundjavë”, ka deklaruar Hamilton.

Me mesazhin e tij të qartë, Hamilton kërkon që me një grup të vrasë dy zogj, ku fillimisht synon të prishë disi harmoninë në bokset e Ferrarit, me Raikkonen që u shfaq i hidhëruar, pavarësisht vendit të dytë në Principatë.

Ndërkohë, nga ana tjetër i jep një sinjal skuadrës së tij, Mercedes se për të mposhtur Vettel i duhet më tepër ndihmë edhe nga shoku i tij i skuadrës, Bottas.

Exit mobile version