Telegrafi

Hamilton triumfon në Çmimin e madh të Singaporit

Lewis Hamilton ka fituar garën e Çmimit të Madh të Singaporit në Formula 1, suksesi i gjashtë sezonal për pilotin e Mercedes, që sheh t’i afrohet gjithnjë e më shumë titullit kampion (britaniku ka 28 pikë avantazh karshi Vettel pas kësaj gare).

Një garë e çmendur ajo e zhvilluar nën dritën e projektorëve në pistën qytetase të Marina Bay, që nisi me shi dhe aksidente, me makinën e sigurisë që hyri tri herë në pistë, me 8 pilotë të tërhequr dhe që zgjati dy orë.

Gëzimi i Hamiltonit pas garës së fituar

Pikërisht vonesat e ndodhura gjatë garës, detyruan organizatorët të aplikojnë rregulloren që një garë nuk duhet të zgjasë më shumë se 120 minuta.

Në vendin e dytë u klasifikua Daniel Ricciardo me Red Bull, ndërsa në të tretin Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes.

Zhgënjen Ferrari, e përfshirë në një aksident që në xhiron e parë, me dy pilotët e saj që lënë garën dhe nuk marrin asnjë pikë.

Renditja e top 3: